PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR ARKIVIN SHTETËROR TË SISTEMIT GJYQËSOR

Urdhri Nr. 96, datë 18.08.2023 “Për miratimin e programit të transparencës”

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor (më poshtë ASHSGJ). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Autoritetit Publik në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit. Autoriteti Publik do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Autoritetit Publik, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ASHSGJ.gov.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Autoriteti Publik është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare mund të pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Autoritetit Publik janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Autoriteti Publik ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i dispozitave ligjore e nënligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Autoritetit Publik dhe përkatësisht: zbatimi korrekt i legjislacionit në fuqi, në përputhje me fushën e përgjegjësisë shtetërore të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, përcaktuar në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, i ndryshuar, ligjin nr. 8678, datë 14.05.2001, Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, i ndryshuar, Vendimin nr. 888, datë 31.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”, Urdhrat dhe Udhëzimet e Ministrit të Drejtësisë, Rregullorja e brendshme, legjislacioni që rregullon në mënyrë të posaçme mbrojtjen e të dhënave personale, parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike dhe të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

– i plotë;

– i saktë;

– i përditësuar;

– i thjeshtë në konsultim;

– i kuptueshëm;

– lehtësisht i aksesueshëm;

– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III.       INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ASHSGJ.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  1. Strukturën organizative të autoritetit publik;
  2. Tekstet e plota të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  3. Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  4. Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  5. Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagën e funksionarit, i cili ka detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të emërimit, kompetencave dhe detyrave të funksionarit më të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ndiqet për të marrë vendime;
  6. Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtoria e Auditimit në MD ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  7. Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
  8. Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  9. Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  10. Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ASHSGJ-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  11. ASHSGJ-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes së saj zyrtare në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  12. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ASHSGJ-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritet publik       Neni 7/1/a/d

 

Organigrama & Struktura ASHSGJ është miratuar me Urdhrin  e Kryeministrit nr. 69, datë 18.04.2016, i ndryshuar me Urdhrin  e Kryeministrit nr. 231, datë 15.12.2023. 

Struktura e pagave

Funksionet dhe detyrat e Autoritetit Publik sipas VKM nr. 888, datë 31.12.2019 “Për organizmin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare

 

 

Përditësohet pas çdo akti emërimi

 

Brenda 48 orë nga miratimi i Programit të Transparencës

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor

Organigrama & Struktura ASHSGJ

Struktura e pagave

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse
Të dhëna për arsimimin, kualifikimet dhe pagën e funksionarit, i cili ka detyrimin për deklarimin e pasurisë. Përshkrim i  kompetencave dhe procedurave për marrjen e vendimeve.  

 

 

Neni 7/1/a/d

 

 

 

 

Ligji nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”

 

Menjëherë pas botimit  në fletoren zyrtare.

 

 

 

Menjëherë pas miratimit nga Ministri i Drejtësisë

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor

 

Informacion për titullarin

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse
Akte ndërkombëtare , ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër. Neni 7/1/b

Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008

Ligji nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, i ndryshuar; Ligji nr. 8678, datë 14.05.2001, Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, i ndryshuar; Vendimi nr. 888, datë 31.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”

Urdhër Nr. 4643/1, datë 31.01.2017 “Për miratimin e rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”

 

 

Pas botimit në fl/zyrtare

Menjëherë pas miratimit të urdhrit nga Ministri/titullari

Në faqen zyrtare Menu “Legjislacioni”

V.K.M nr. 888, datë 31.12.2019

Rregullorja e Brendshme

 

Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.  

 

Neni 7/1/c/g

 

Ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”

 

 

Pas miratimit të programit të transparencës

 

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare Menu, “Legjislacioni”

Në faqen zyrtare Menu, “Programi i Transparencës”

Në faqen zyrtare Menu, “Informacion”,

“Aplikimi për dokumente në ASHSGJ”

Format kërkesë/ankesë

Adresa postare:Arkivi.Ashsgj@ashsgj.gov.al

 

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit Neni7/1/ç Adresa zyrtare: Rezervat e Shtetit, ish. Depo Nr. 5, Lundër, Tiranë

Orari zyrtar:

E hënë-E enjte 08:00- 16:30

E premte 08:00-14:00

Pas miratimit të Programit të Transparencës dhe urdhrit të caktimit të  Koordinatorit.  

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor në menunë “Programi i Transparencës”

 

Koordinatori për të drejtën e Informimit
Mekanizmat monitorues; raporte auditi  

 

Neni 7/1/dh

Përmbledhje e gjetjeve nga auditimet: shkeljet me dëm ekonomik sipas natyrës        dhe numri i rasteve; shkelje të procedurave me ndikim financiar në performancë; masat disiplinore dhe administrative të kërkuara dhe gjendja e tyre.  

 

Periodikisht në bazë vjetore

 

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor

 

 

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse

Shërbimet e Autoritetit për publikun Neni 7/1/f Si të aplikoni për një dokument gjyqësor e hetimor Menjëherë në rast ndryshimesh Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor

Mënyra e aplikimit për një dokument gjyqësor nga fondi i ASHSGJ-së

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse
Të dhëna për buxhetin Neni 7/1/e Buxheti i miratuar për Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor

Raporte monitorimi

 

Pas miratimit të ligjit të buxhetit

 

Periodikisht.

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor në menunë “Programi i Transparencës”

Buxheti 2018

Buxheti 2019

Buxheti 2020

Buxheti 2021

Buxheti 2022

Buxheti2023

Buxheti2024

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Regjistri i Prokurimeve Pubklike

 

 

Menjëherë pas dërgimit në APP

Periodikisht.

 

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor në menunë “Programi i Transparencës”

RPP 2018

RPP 2019

RPP 2020

RPP 2021

RPP 2022

RPP 2023

RPP 2024

Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/g P/akt ligjor dhe nënligjor

 

 

Në momentin kur kërkohen konsultime me publikun

 

Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor  

Titullari

 

Mbajtja e dokumentacionit nga Autoriteti Publik.  

Neni 7/1/h

 

Rregullore e brendshme

Ligji për arkivat

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare. Në faqen zyrtare të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor Zyra e Sekretari- Arkivit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji nr.119/2014 Neni 7/1/i Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

 

Pas miratimit të programit të transparencës Në faqen zyrtare të AP në menunë “Programi i Transparencës”

Regjistri-i-kërkesave-përgjigjeve

Koordinatori për të Drejtën e Informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k Dokumentacion nga Dosje Gjyqësore dhe Hetimore

 

Në bazë të kodit të procedurave administrative pas miratimit nga titullari Në faqen zyrtare të AP Sektori i Përpunimit, Menaxhimit të Arkivës dhe Marrëdhënieve me Publikun

 

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit ashsgj.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Close Menu