Dr. Alfred Çaushi është diplomuar në Universitetin e Tiranës pas studimeve me kohë të plotë, fillimisht për gjuhë angleze në vitin 1998 e më pas për drejtësi në vitin 2002. Në vitet 1999-2000 kryen studimet e para pasuniversitare për Shkenca Politike në Northern Illinois University, De Kalb, SHBA, falë një granti Fullbright, akorduar nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së. Studimet vijuese të ciklit të tretë Master ekzekutiv (MND) i kryen për Gjuhesi, specializimi Perkthim, në Universitetin e Tiranës, FGjH, në vitet 2009-2011. Merr titullin shkencor “Docent” nga UBT në vitin 2011 dhe graden shkencore “Doktor” në fushën e Përafrimit të Legjislacionit po nga UBT në vitin 2016.
Boshti i kërkimit të tij shkencor mbetet përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian për të cilin ka botuar një sërë artikujsh, kryesisht në revista ndërkombëtare, si dhe ka kontribuar me punime në më shumë se 15 veprimtari kombëtare e ndërkombëtare. Është autor e bashkë-autor në disa tekste universitare.
Prej vitit 1998 ka qënë njëkohësisht konsulent ligjor për disa universitete të mirë-njohura evropiane, përkthyes dhe interpret freelance per disa organizma nderkombetare, trajnues linguistik në lidhje me çertifikimin ndërkombëtar të njohurive të gjuhës angleze si dhe lektor prane disa fakulteteve te UT-se, UBT-se dhe IAL jo-publik “Justiniani I”.
Vitet 2000-2005 e gjejnë Ko-ordinator të nje Projekti prej 1.2 milion USD për forcimin e kapaciteteve akademike, institucionale e menaxheriale të Fakultetit të Drejtesise së UT-se, financuar fillimisht nga Mbreteria e Danimarkes, e më pas nga Banka Botërore.
Karrieren administrative e fillon në vitin 1999 si Specialist për Marredhëniet Nderkombetare dhe me Publikun fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e me pas në Gjykatën Kushtetuese, për të vijuar më pas si Përgjegjës i Sektorit Juridik pranë Komitetit të Zhvillimit të Turizmit në vitin 2000 dhe Përgjegjës i Sektorit te Perkthimeve Zyrtare pranë Ministrinë së Drejtësisë në vitin 2001.
Dr. Çaushi është emëruar më 07.12.2022 “Drejtor i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” nga Departamenti i Administratës Publike me propozim të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë.