“Modeli i kërkesës” dhe “Modeli i Përgjigjes” “Për dhënie të informacionit/dokumentacionit” që rekomandohet të përdoret nga Autoritetet Publike, sipas lidhje nr. 3;
Aktet shkresore që rekomandohen të përdoren nga Autoritetet Publike për vendimmarrjet sipas lidhjes nr. 4:
a. “Për refuzimin e formës së kërkuar”, (neni 14/4);
b. “Për zgjatjen e afatit”, (neni 15/3);
c. “Për rishikimin e dokumenteve të klasifikuara dhe shtyrjen e afatit”, (neni 17/5).
“Formular i ankesës” drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
NJOFIM PËR APLIKIMIN PËR TRAJTIMIN ME KREDI TË LEHTËSUAR PËR BLERJEN E BANESËS
Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë të punësuarit në institucionet në varësi të saj se mund te aplikojnë për trajtimin me kredi të lehtësuar për blerjen e banesës, në zbatim të:
VKM Nr. 468, datë 26.7.2023, “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”;
VKM Nr. 21, datë 9.1.2025, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike, për vitin 2025”.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Aplikimi kryhet online, nëpërmes portalit e-Albania, duke kërkuar shërbimin: “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”.
Për më shumë informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, lutemi të konsultoni udhëzimet e publikuara në portalin e-Albania./