Misioni
Pasurimi, pranimi, evidentimi, klasifikimi, përpunimi, inventarizimi, administrimi, ruajtja dhe vënia në shfrytëzim e trashëgimisë arkivore tipologjike me Rëndësi Historike Kombëtare, që është krijuar e krijohet gjatë veprimtarisë së institucioneve fondkrijuese në përbërje të rrjetit arkivor të sistemit të drejtësisë.
Detyrat konkrete
Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 888, datë 31.12.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”, “Normat Tekniko–Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregullores Nr. 202 prot., datë 15.05.2023, “Mbi metodikën e punës arkivore të fondkrijuesve të sistemit të drejtësisë”:
-
administron dhe ruan pasurinë dokumentare tipologjike [gjyqësore dhe hetimore] me Rëndësi Historike Kombëtare prej vitit 1945 e në vijim, të trashëguar apo krijuar gjatë veprimtarisë së institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë;
-
harton norma të hollësishme për shërbimin arkivor të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë, në përputhje me veçoritë e tij;
-
vë në dispozicion, mundëson për shfrytëzim si dhe shërben dokumentacionin tipologjik gjyqësor dhe hetimor të trashëguar apo të krijuar prej institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë, për personat juridik e fizik, kundrejt pagesës, sipas tarifave të Udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave nr. 11909/1, datë 10.2016, “Për një shtesë dhe ndryshim në Udhëzimin nr. 33, datë 29.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë, Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, Prokurorisë dhe Noterisë”;
-
vë në dispozicion, mundëson për shfrytëzim si dhe shërben dokumentacionin tipologjik gjyqësor dhe hetimor të trashëguar apo të krijuar prej institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë, për subjektet shtetërore sipas parashikimeve ligjore;
-
pranon, të sistemuar, klasifikuar, përpunuar dhe të inventarizuar, dokumentacionin tipologjik gjyqësor dhe hetimor RHK të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas plotësimit të kohës së shfrytëzimit pranë fondkrijuesit;
-
verifikon përpunimin tekniko-shkencor të dokumentacionit tipologjik gjyqësor dhe hetimor RHK të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë;
-
mbikëqyr veprimtarinë e Komisioneve të Ekspertizës të institucioneve të sistemit të drejtësisë;
-
miraton ose refuzon, përmes vendim-marrjes së Komisionit Epror, asgjësimin nga institucionet fondkrijuese të sistemit të drejtësisë të dokumenteve të përkohshme të veçuara për asgjësim pasi kanë humbur vlerën e ruajtjes së mëtejshme;
-
kontrollon veprimtarinë arkivore të institucioneve të rrjetit arkivor të sistemit të drejtësisë për zbatimin e kërkesave të akteve ligjore e nënligjore për krijimin, evidentimin, ruajtjen, përpunimin e shfrytëzimin e dokumentit;
-
jep ndihmë metodike e profesionale për institucionet e rrjetit arkivor të sistemit të drejtësisë për zbatimin e kërkesave të akteve ligjore e nënligjore arkivore për krijimin, evidentimin, ruajtjen, përpunimin e shfrytëzimin e dokumentit;
-
programon politikën e shërbimit arkivor dhe strategjinë e zhvillimit të tij në sistemin e drejtësisë, në përputhje me programet dhe strategjinë e Këshillit të Ministrave;
-
përgatit dhe dërgon në KLGJ, KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm urdhrat dhe udhëzimet që lidhen me veprimtaritë arkivore të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë në varësi të tyre;
-
ndjek zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e arkivave të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë në kuadrin e bashkëpunimit dy a shumëpalësh.
Aktiviteti vjetor
-
Transferohen, verifikohen dhe inventarizohen mesatarisht rreth 35,000 njësi ruajtje arkivore gjyqësore, 170 ml ose 1,3 milion faqe.
-
Shërbehen mesatarisht 420 kërkesa për dokumentacion gjyqësor prej kërkuesve jo-shtetërorë, persona juridik e fizik, në format digjital përmes platformës e-albania, në mbështetje të VKM Nr. 252, datë 04.2022, “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve ON-LINE nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”, kundrejt pagesës sipas parashikimeve ligjore të Udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave nr. 11909/1, datë 18.10.2016, “Për një shtesë dhe ndryshim në Udhëzimin nr. 33, datë 29.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për veprime e shërbime të administratës gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë, Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor, Prokurorisë dhe Noterisë”.
-
Shërbehen mesatarisht 230 kërkesa për dokumentacion gjyqësor prej kërkuesve subjekte shtetërore përmes Posta Shqiptare, fotokopje të njësuara me origjinalin, sipas parashikimeve ligjore përjashtuese nga pagesa e tarifës.
-
Inspektohen, verifikohen dhe kontrollohen mesatarisht 75% e sekretarive, sekretari-arkivave e arkivave të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë.
-
Trajnohen metodologjikisht dhe profesionalisht mesatarisht 85% e arkivistëve dhe sekretare/ protokollisteve të sekretarive, sekretari-arkivave apo arkivave të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
-
Ri-klasifikohen dhe ri-inventarizohen mesatarisht 12,000 njësi ruajtjeje në administrim pasi organet eprore të institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë, KLGJ, KLP apo Prokurori i Përgjithshëm, ri-freskojnë periodikisht listat tip me afatet përkatëse të ruajtjes; si dhe pasi institucionet fondkrijuese të sistemit të drejtësisë kanë transferuar pranë ASHSGJ dokumentacion që nuk përmbush kriteret ligjore për ruajtje apo si shtesë fondi.
-
Ajrosen dhe ç’pluhrosen mesatarisht 75,000 njësi ruajtje dokumentare tipologjike gjyqësore RHK për të minimizuar dëmtimin në vendruajtje nga pluhuri, myku, ngjitja e anëve të letrës, njollat etj. sipas kërkesave ligjore arkivore.