"Pa arkiva s’ka histori, Pa histori s'ka komb"

Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor është Arkiv Qendror Shtetëror, pjesë e rrjetit arkivor kombëtar të Republikës së Shqipërisë, në varësi administrative të Ministrit të Drejtësisë dhe metodologjike-profesionale të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

ASHSGJ, si arkiv i përhershëm, pranon, verifikon, administron, ruan dhe shërben trashëgiminë arkivore gjyqësore dhe hetimore me rëndësi dhe interes historik kombëtar të krijuar prej institucioneve fondkrijuese të sistemit të drejtësisë, pjesë e Fondit Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, e cila mbrohet dhe sigurohet nga shteti, prej vitit 1945 e në vijim.

ASHSGJ udhëheq, menaxhon dhe mbështet për të krijuar aftësitë e nevojshme dhe për të strukturuar kapacitetet e domosdoshme për ruajtjen dhe administrimin e fondit individual arkivor, 34 fondkrijues aktivë të rrjetit arkivor kombëtar të sistemit të drejtësisë, gjykata dhe prokurori të shkalles së parë dhe të apelit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, të shpërndarë në mbarë vendin dhe në varësi administrative të tre institucioneve të pavarura kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Close Menu