Procedura e aplikimit për një dokument arkivor gjyqësor  nga një subjekt kërkues jo-shtetëror [individ dhe person fizik/juridik]

 

Në mbështetje të VKM Nr. 252, datë 29.04.2022, “Për procedurat e ofrimit të Shërbimeve ON-LINE nga institucionet shërbim ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”, shërbimi i dërgimit dhe/apo studimit të çfarëdo dokumenti arkivor gjyqësor kryhet vetëm nëpërmjet platformës e-albania.

 ASNJË KËRKESË NUK PRANOHET ME POSTË APO PERSONALISHT PRANË NESH.

Hapni linkun www.e-albania.al, përdorni butoni Hyr, më pas zgjidhni opsionin si qytetar, vendosni numrin personal të ID dhe fjalëkalimin për të aksesuar profilin tuaj.

Klikoni tek Shërbime me titullin: “Aplikim online për dokumente arkivore gjyqësore nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor”.

  • Klikoni opsionin rdor

Zgjidhni llojin e aplikimit: Zgjidhni opsionin – Njohje pronësie/trashëgimie; Birësim, Njohje atësie; Penale;

Lidhja e kërkuesit me paditësin: Zgjidhni opsionin – Vetë personi; I ati/e ëma; Gjyshe; Katragjyshe; Trashëgimtar tjetër;

Të dhënat e dosjes gjyqësore – Plotësoni vendet bosh:

Numri i vendimit……… Data, muaji, viti …………… Gjykata……………………

  • Klikoni opsionin Dërgo.

Ngarko ID –  e detyrueshme për çdo kërkesë.

Ngarko prokurë – e detyrueshme në rast se jeni përfaqësues ligjor.

Ngarko certifikatë trungu familjar – e detyrueshme në rast se jeni trashëgimtar.

Ngarko kontratë shitje-blerje – e detyrueshme në rast të fitimit të pronësisë me blerje.

Ngarko vërtetim nga gjykata – e detyrueshme në rast se jeni palë në një proces gjyqësor.

KUJDES: Nëse nuk keni lidhje të qartë me dokumentin gjyqësor që kërkoni, DUHET të bashkëlidhni dokumentin që vërteton lidhjen ligjore.

Pas marrjes së kërkesës online, pas verifikimit përkatës për dokumentin dhe lidhjen ligjore, nëse dokumenti arkivor gjyqësor i kërkuar ndodhet në ASHSGJ në aplikimin tuaj në platformën e-albania ngarkohet fatura e pagesës.

Kërkuesi shkarkon faturën dhe kryen pagesën në çdo bankë. Çdo akt nga dosja gjyqësore kushton 200 lekë.

Pasi kërkuesi ngarkon konfirmimin bankar për kryerjen e pagesës në aplikimin e kryer, ASHSGJ i vë në dispozicion kërkuesit dokumentin arkivor gjyqësor të kërkuar në format digjital me nënshkrim elektronik.

NËSE nga verifikimi i kryer: a. dokumenti arkivor gjyqësor i kërkuar NUK rezulton në fondin tonë; b. dokumenti që vërteton lidhjen ligjore me të NUK bashkëlidhet në aplikim; ose c. konfirmimi bankar për kryerjen e pagesës NUK bashkëlidhet në aplikim, ASHSGJ REFUZON OFRIMIN E SHËRBIMIT duke saktësuar në shkresën e ngarkuar në aplikimin tuaj arsyen brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune.

Shembull video si mund të aplikoni në portalin e-albania.

Close Menu